E-Commerce

Order Fulfillment Assistant

Pristina
Work Type: Full Time

Rreth Gjirafa 


Gjirafa është një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qëndrore dhe misioni i saj është të ndërtojë ekonominë e Internetit në këtë rajon. Ekosistemi i shërbimeve të Gjirafës përshinë tregtinë online, marketingun online, transmetimin e videove, studion e produksionit dhe shërbimet cloud. Para së gjithash, Gjirafa garanton kualitet, besueshmëri, efikasitet, dhe çmimet më të volitshme në treg.

Gjirafa mbetet përherë e përkushtuar që të përmbush pritshmëritë e klientëve dhe të ofrojë përvojat më të këndëshme për ta.

 

Ne jemi në kërkim të një anëtari të ri për t’ju bashkuar ekipit të Operations E-Commerce në rolin Order Fulfillment Assistant. Ekipi i E-commerce është një grup i përkushtuar që në fokus të punës së tyre kanë ofrimin superior të sherbimit ndaj klientëve. 


Roli juaj:


Në rolin Order Fulfillment Assistant ju do të jeni përgjegjës për mbarvajtjen e punëve operacionale të Gjirafa50 (gjirafa50.com, gjirafa50.al, gjirafa50.mk, gjirafa.gg) dhe GjirafaMall (gjirafamall.com, joy.gjirafamall.com) dhe do të jeni përgjegjes për detyrat administrative dhe përcjelljet ditore të detyrave për arritjen e targeteve të paracaktuara.


Pergjegjësitë e juaja:


  • Të sigurohuni që procesi i porosive të shkojë në mënyrë të rregullt deri në pranimin e tyre nga ana e klientëve;

  • Të bëni kontrollë të detajeve të porosive dhe të mbani shënime të sakta për të gjitha porositë si dhe të përditësoni statusin e tyre;

  • Të zhvilloni kontakte me klientët sipas nevojës për konfirmimet potenciale të porosive dhe kontakte të tjera sipas nevojës së departamentit;

  • Të zgjidhni ankesat e klientëve në mënyrë profesionale;

  • Të përgjigjeni pyetjeve, shqetësimeve dhe kërkesave të klientëve në lidhje me produktet dhe shërbimet e Gjirafa50 dhe GjirafaMall;

  • Në mënyrë të vazhdueshme të  bashkëpunoni me ekipet përkatëse jashtë departamentit Operations si:  Kujdesi për Klientët, Depo, Financat dhe të tjera, për t’u përditësuar për statusin e porosive si dhe proceseve të përbashkëta;

  • Të ndihmoni ekipen e Logjistikës për plotësimin e nevojave të klientëve;

  • Të përmbushni detyrat sipas prioriteteve dhe brenda afateve kohore;

  • Të mirëmbani dhe përditësoni raportet ditore;

  • Të kryeni detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi. 



Kërkesat/Shkathtësitë minimale:


  • Aftësi organizative.

  • Aftësi të forta komunikimi me shkrim dhe verbal në shqip dhe e preferueshme edhe ne anglisht.

  • Aftësia për të identifikuar problemet, për të zhvilluar zgjidhje dhe për të nxitur rezultate.

  • Aftësi për t’u përballur me disa aktivitete të punës në të njejtën kohë, prioritizimin e tyre dhe për të punuar me afate kohore të shkurtëra.

  • Aftësi për t’u adaptuar në një ambient dinamik dhe sfidues të punës.

  • Aftësi të lartë të ndjeshmërisë kur merreni me të tjerët/problemet e klientëve. 

  •  Entuziastë  për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht.


Kualifikimet e preferuara:


  • Nivel Bachelor të edukimit.

  • Të keni njohuri për trendet e fundit në fushën e teknologjisë informative.

  • Njohja e gjuhës angleze


Informata të tjera: 


  • Orari i punës prej të hënës deri të dielën, me 2 ditë pushim në javë.  

  • Duhet të jeni në dispozicion për të punuar me orar me ndërrime dhe në festa. 


Vendi i punës:

  • Prishtinë (Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, kilometri i 6-të, Graçanicë, Kosovë)



Afati i fundit për të aplikuar: 20.07.2025 deri në ora 23:59.



Ju lutemi vini re se procesi i rekrutimit për kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë përfshin pjesëmarrjen në testin e aftësive të përgjithshme.



Gjirafa është e përkushtuar të jetë një vend pune me mundësi të barabarta për të gjithë. Ne vlerësojmë diversitetin, dhe synojmë të ndërtojmë ekipe që pasqyrojnë një përzierje të pasur prejardhjesh, perspektivash dhe aftësish. Të gjitha vendimet lidhur me punësimin merren në bazë të kualifikimeve, meritës dhe nevojave të kompanisë .  

Submit Your Application

You have successfully applied
  • You have errors in applying