E-Commerce

Supply Chain Assistant (E-Commerce)

Pristina
Work Type: Full Time

Rreth Gjirafa


Gjirafa është një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qëndrore dhe misioni i saj është të ndërtojë ekonominë e Internetit në këtë rajon. Ekosistemi i shërbimeve të Gjirafës përshinë tregtinë online, marketingun online, transmetimin e videove, studion e produksionit dhe shërbimet cloud. Para së gjithash, Gjirafa garanton kualitet, besueshmëri, efikasitet, dhe çmimet më të volitshme në treg.


Gjirafa mbetet përherë e përkushtuar që të përmbush pritshmëritë e klientëve dhe të ofrojë përvojat më të këndëshme për ta.
 

Ne jemi në kërkim të një anëtari të ri për t’ju bashkuar ekipit të Operations/eCommerce në rolin Supply Chain Assistant. Ekipi i E-commerce është një grup i përkushtuar që në fokus të punës së tyre kanë ofrimin superior të sherbimit ndaj klientëve. 



Roli juaj:


Në rolin Supply Chain Assistant ju do të jeni përgjegjës për mbarvajtjen e punëve operacionale të Gjirafa50 (gjirafa50.com, gjirafa50.al, gjirafa50.mk, gjirafa.gg) dhe GjirafaMall (gjirafamall.com) dhe do të jeni përgjegjes për detyrat administrative dhe përcjelljet ditore të detyrave për arritjen e targeteve të paracaktuara.


Përgjegjësitë tuaja:


  • Mbani shënime të sakta për të gjitha porositë/produktet që hyjnë dhe dalin nga kompania;

  • Rishikimi i inventarit, ne mënyre që të arrihen targetet e paracaktuara;

  • Punoni ngushtë me ekipin Business Intelligence për të krijuar plane që shërbejnë për të optimizuar proceset dhe rrjedhën e produkteve pergjatë gjithë ciklit;

  • Të bëni hulumtime rreth furnizimeve, duke sfiduar, përmbushur dhe tejkaluar targetet.

  • Të bëni analiza periodike për rregullimin e procesit të furnizimeve;

  • Të bashkëpunoni ngushtë me departamente të tjera si ekipi i Warehouse & Fulfillment, Finance, Marketing, B2B, Business Intelligence dhe të tjera për t’u informuar për përmirësimet e nevojshme.

  • Të mirëmbani kontaktet me furnizuesit lokal dhe ndërkombëtarë;

  • Të organizoni proceset doganore për importimin/exportimin e produkteve;

  • Të organizoni transportin ndërkombëtarë të produkteve;

  • Të përmbushni detyrat sipas prioriteteve dhe brenda afateve kohore;

  • Të mirëmbani dhe përditësoni raportet ditore;

  • Të kryeni detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi. 



Kërkesat/Kualifikimet minimale:


  • Aftësia për të identifikuar problemet, për të zhvilluar zgjidhje dhe për të nxitur rezultate.

  • Aftësi te mira analitike dhe organizative;

  • Aftësi për t’u përballur me disa aktivitete të punës në të njejtën kohë, prioritizimin e tyre dhe për të punuar me afate kohore të shkurtëra;

  • Aftësi të forta komunikimi me shkrim dhe verbal në shqip dhe anglisht;

  • Aftësi për t’u adaptuar në një ambient dinamik dhe sfidues të punës;

  • Entuziastë për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht.



Kualifikimet e preferuara:


  • Diplomë përkatëse në Prokurim apo zingjirin furnizues;

  • Përvojë e punës brenda një organizimi kompleks ne Prokurim apo zingjirin furnizues.


Përshtatja me Kulturën: Mendjehapur, Kreativ dhe i Përqendruar në Zgjidhje - Nuk ka të bëjë me të pasurit të gjitha përgjigjet, por me mënyrën se si i qaseni sfidave. Ju sillni kreativitet në punën tuaj dhe jeni të fokusuar te rezultatet.


Informata të tjera: 


  • Orari i punës prej të hënës deri të premten, me 2 ditë pushim në javë;

  • Duhet të jeni në dispozicion për të punuar me orar me ndërrime dhe në festa, në nevojë të departamentit (këto ditë pune zëvendësohen me ditë të tjera gjatë javës).


Lokacioni: Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Kilometri i 6-të, Kosovë.
Afati i fundit për aplikim: 23.03.2025


Ju lutem keni parasysh që procesi i rekrutimit për kandidatët e përzgjedhur përfshinë pjesëmarrjen në testin e aftësive të përgjithshme. 

Submit Your Application

You have successfully applied
  • You have errors in applying